PUKË- Një 13-vjeçare ka gjetur vdekjen për shkak të komplikacioneve nga fruthi. Gazetari Armir Mehaj raporton për “BalkanWeb” se 13-vjeçarja nga fshati Berishë i Fushë-Arrëzit ka humbur jetën në shtëpinë e saj.

Po kështu në gjendje të rëndë janë edhe vëllai dhe motra e saj, 9 dhe 15 vjeç të cilët po transportohen me helikopter drejt Tiranës. Sipas raportimeve të para, dyshohet se edhe ata janë prekur nga fruthi.

Autoritetet shëndetësore nuk e kanë konfirmuar ende vdekjen e 13-vjeçares nga fruthi. Nëse rezulton e vërtetë, ajo është viktima e tretë e epidemisë së fruthit.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Mehaj raportoi se një helikopter ishte ulur në fshatin Berishë, pasi automjetet nuk mund të futen për shkak të rrugëve të bllokuara. Po ashtu ‘BalkanWeb’ mëson se familja ku ndodhi tragjedia jeton në kushte ekstremiteti varfërie. Dy fëmijët e tjerë kanë mbërritur në spital në Tiranë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: