Një punonjës në Rrugën e Arbrit ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë.

‘BalkanWeb’ mësohet se viktima është identifikuar me emrin Astrit Alla, punonjës i firmës i ‘Gjoka Construction’.

Mes të tjerash bëhet e ditur se 51-vjeçari po punonte me një mjet tip vinç në urën e Vashës, teksa ka rënë tragjikisht nga ura bashkë me mjetin.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: