Mbytet një pushuese në plazhin e vjetër të Vlorës.

Gruaja rreth 70-vjeç siç bën me dije gazetari Enrik Mehmeti për “BalkanWeb” është parë të pluskojë mbi ujë mëngjesin e sotëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kanë qenë pushuesit e tjerë ata që kanë hyrë për t’i dhënë ndihmën e parë gruas së identifikuar si Shota Baci. Pavarësisht ndihmës, mësohet se gruaja nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia. Pritet që trupi i pajetë i 70-vjeçares t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Informacion paraprak

Rreth orës 08:40, në zonën bregdetare të quajtur “Plazhi i Vjetër” Vlorë, 70 vjeçarja Sh.B., dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka humbur jetën në plazh.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas kqyrjes paraprake gjithashtu në prani të mjekut ligjorë dyshohet se Sh.B, ka pësuar infarkt kardiak sapo është futur në ujë disa m larg bregdetit.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: