DURRËS

Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në Durrës.

Mësohet se i riu ka humbur kontrollin e motorit dhe për rrjedhojë ka humbur jetën. Shtetasi që humbi jetën është me inicialet A.K 31 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19.00 në fshatin Shkallnur.

“Më datë 15.06.2020, 19:00, në Shkallnur, duke drejtuar motorin tip “Skuter”, shtetasi A.K., 31 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb