FUSHE KRUJE- Pezullohet nga detyra shefi i Policisë në burgun e Fushë-Krujës. Bëhet fjalë për Tofik Sinanin, i cili u pezullua pasi një i dënuar tentoi vetëvrasjen. Mësohet se shtetasi me inicialet T.D. tentoi të vetëvritej, ndërkohë që familjarët bënë ankesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Ka qenë avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ajo që ka kërkuar nisjen e hetimeve për rastin në fjalë, ndërkohë që në ambientet e vuajtjes së dënimit u dërguan edhe inspektorë.

Pavarësisht këtij hapi, përfaqësuesi i AP-së nuk u lejua të hyjë në burgun e Fushë Krujës. Kujtojmë se para 10 ditësh në burgun e Fushë Krujës u dhunua dhe i dënuari Adriatik Lala, ndërsa dyshohet se pas kësaj ngjarje fshihet policia e burgut.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb