SHKODËR

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 35-vjeçar, të dënuar nga gjykata më 2019 për marrëdhënie me dhunë me të rritura.

Shtetasi K.Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata e kishte dënuar në mungesë, në vitin 2019.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’, njofton policia.

Kapja e tij është bërë e mundshme nga ana e forcave të posaçme të Shqiponjave, në bashkëpunim me policinë e Shkodrës.

Personi iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë numër 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Nga forca e posaçme “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. Rr. 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Personi iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb