Një 71-vjeçar është mbytur sot në bregdetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Lungomare.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D. L., banues në Fier.

Informacion paraprak
Më datë 24.08.2022, në plazhin “Uji i Ftohtë”, në Lungomare, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi D. L., 71 vjeç, banues në Fier.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb