Ish-shefi i stacionit të Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode, i cili është dënuar nga gjykata në mungesë për përfshirje në trafik droge, është arrestuar sot në Berat.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se Bode është kapur nga forca e posaçme operacionale.

Kujtojmë se ish-drejtuesi i policisë ishte i përfshirë në dosjen “Habilaj”, e madje fotot e tij me vëllezërit trafikantë  kanë bërë xhiron e rrjetit, në kohën e publikimit të skandalit.

Në dosjen që “Balkanweb” ka siguruar për këtë rast, Bode, dyshohet se u ka ofruar ndihmë dhe ka mbajtur lidhje me trafikantët Habilaj, që të realizonin me sukses trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Në prill 2022, GJKKO e dënoi Sokol Boden me 12 vite burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb