Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha të hënën se ai ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe deri më tani, ai ndihet “mirë”.

Trudeau ka qenë i izoluar pasi një nga fëmijët e tij gjithashtu u testua pozitiv për virusin në fund të javës së kaluar. Në një postim në mediat sociale, Trudeau tha se do të qëndronte në karantinë dhe do të punonte në distancë derisa të shërohej.

Trudeau mori dy vaksinat e tij të para COVID-19 vitin e kaluar dhe mori një dozë përforcuese në një farmaci në Otavë në fillim të këtij muaji.

Pas shpalljes së rezultatit të testit të tij, Trudeau u kërkoi të gjithëve që të vaksinohen dhe me dozën e tretë në një kohë kur rastet e variantit Omicron janë shumë të larta në shumë pjesë të vendit. Gruaja e kryeministrit, Sophie Grégoire Trudeau, u kontraktua me COVID-19 në ditët e para të pandemisë në mars 2020.

Kryeministri dhe familja e tij u zhvendosën nga rezidenca e tyre, Rideau Cottage, gjatë fundjavës, ndërsa një kolonë kamionësh dhe protestues të tjerë kundër vaksinës u mblodhën para parlamentit për të kundërshtuar kufizimet pandemike të qeverisë federale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb