ELBASAN

Gjendet i vrarë një person në Elbasan. Burime jo zyrtare bënë me dije për “BalkanWeb” se një person është gjetur në rrugë i pajetë në lagjen “Visarion Xhuvani” të qytetit të Elbasanit rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave të para, viktima ka një plagë pas koke.

Nuk dihet ende identiteti, por nga policia thuhet se viktima është mashkull rreth 70-80 vjeç.

Paraprakisht mendohet se është qëlluar nga pas koke me mjet të fortë dhe pasi është vrarë është hedhur në rrugë pasi nuk ka as këpucë.

Dyshohet që vrasja mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe viktima të jetë hedhur në rrugën ku u gjet.

Informacion paraprak
Në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, shërbimet e policisë kanë konstatuar në anë të rrugës pa shenja jete një shtetas të seksit mashkull rreth moshës 70-80 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personit të pajetë dhe shkakun e humbjes së jetës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: