Lirohet me kusht ish-deputeti Mark Frroku. Vendimi për lirinë u dha nga Gjykata e Fierit, ndërsa Frroku ishte dënuar për tre vepra penale, ‘Fshehje pasurie’, ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe për ‘Pastrim të produkteve të veprës penale’.

Drejtori i Burgut të Fierit, Arjan Hasani konfirmon për ‘BalkanWeb’ se Frroku ka lënë ambientet e institucionit ku vuante dënimin një ditë më parë. Gjykata e Apelit më 8 janar të këtij viti uli dënimin në 6 vite për ish-deputetin, pasi nga Dhoma Penale Tiranë ishte dënua me 7.5 vite burg, duke iu falur kështu 1.5 vite.

Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Frrokun, nga të cilat 17 vetëm për akuzën e vrasjen në kryeqytetin belg, Bruksel, në vitin 1999, të një shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupeve që kontrollonin një rrjet prostitucioni, por Mark Frroku u shpall i pafajshëm për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë.
Vendimi per Frrokun
Pavarësisht se ai u la i lirë, Frroku nuk do t’u shpëtojë dyerve të gjykatave, pasi javën që vjen do të nisë procesi gjyqësor ku është i përfshirë bashkë me deputetin Tom Doshi dhe Durim Bamin. Kujtojmë se Doshi kohë më parë denoncoi faktin se atij dhe një deputeti të PD asokohe, Mëhill Fufi u rrezikohej jeta, pasi ishte planifikuar që ata të vriteshin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: