Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka i ka kërkuar Gjykatës së Lartë heqjen nga sekuestro të kantinës së verës, ku rezulton të jetë pronar me 88.19% të aksioneve. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Rekursi vjen pasi Koka humbi dy beteja të tjera në dy shkallë të Gjyqësorit.

Biznesi i tij u vu në sekuestro pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit. Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.

SPAK akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet në vlerën e 3.7 milionë eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: