TIRANË

Ish-ministri Saimir Tahiri ka mbërritur në burgun “313-ë” në kryeqytet.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton për “BalkanWeb”, se ish-ministri është vendosur në godinën nr.2, në këtë ambient të vuajtjes së dënimit. Sipas gazetares, pritet që Tahiri ta kalojë natën në qeli dhe një nga kërkesat që i ka bërë avokatëve ka qenë sigurimi i 2 paketave me cigare.

Vlen të përmendet se Apeli i GJKKO vendosi 3 vite e 4 muaj burg për Tahirin.

Ai u akuzua për shpërdorim detyre, në kohën që ka drejtuar dikasterin e Ministrisë së Brendshme. Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës e kanë cilësuar këtë vendim si të paligjshëm. Ata paralajmëruan se do të kërkojnë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi pretendojnë në pafajësi të klientit të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: