Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar prezencën e varianteve të reja të Omicron në Shqipëri, të identifikuara si BA1 dhe BA2.

Në njoftimin e tyre, ISHP bën të ditur se nga totali i 556 mostrave të dërguara në laboratorin e referencës në Gjermani, janë evidentuar prezencë e variantit BA1 Omicron, që gjendet në shkallë më të gjerë, duke pasur me BA2 dhe variantin delta që gjende në shkallë shumë të ulët.

Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë:

86%(476) janë mostra BA1

8.3%(46) janë mostra BA2

3% (18) janë mostra delta

Sakaq, ISHP i bën thirrje qyetarëve që të vaksinohen, si arma e duhur për të përballuar variantet e reja në qarkullim.

Njoftimi i ISHP:

05 Prill, Tiranë- Instituti Shëndetit Publik informon qytetarët se në vendin tonë është konfirmuar prezencë në qarkullim e varianteve BA1 i Omikron dhe të BA2.

Nga laboratori i references në Gjermani, jemi informuar me prurjen e përgjigjeve të mostrave të derguara për sekuencim, ku nga totali i 556 mostrave ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omikron, por kemi edhe prezencë në qarkullim dhe të BA2. Gjithashtu në një % shumë të ulët dhe qarkullim të variantit delta.
Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë:
86%(476) janë mostra BA1
8.3%(46) janë mostra BA2
3% (18) janë mostra delta
Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë.

Instituti Shëndetit Publik, ju bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit.
Për mbrojtjen e shëndetit është i rëndësishëm vaksinimi me të treja dozat e vaksinës antiCOVID.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb