E zhdukur prej 5 ditësh, gjende vajza 16-vjeçare në Vlorë. Ka qenë babai i saj ai që ka konfirmuar gjetjen e Eliza Tozajt.

Denoncimi në polici ishte bërë nga familjarët e saj, të kishin dhanë alarmin se vajza e tyre ishte larguar pasi kishte mbaruar mësimin dhe nuk ishte kthyer në shtëpi.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se informacioni për vendndodhjen e 16-vjeçares ishte dhënë që një natë më parë në zonën e Ujit të Ftohtë. Përgjatë gjithë natës policia ka trokitur në shtëpitë e ndryshme të pallatit në zonën e njohur si “Rrapi”
Sinjalizimi ishte dhënë nga pronari i një dyqani i cili ishte shprehur se e kishte parë vajzën të ngjitej në këtë pallat. E gjithë lëvizja e policisë është kryer për të mos rënë në sy pasi i druheshin një veprimi të gabuar të vajzës. Vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm është identifikuar banesa ku ishte vajza. Ajo është gjetur dhe më pas i është dorëzuar familjes. Policia ndërkohë po heton se si adoleshentja kishte arritur të siguronte banesën ku ishte strehuar pa u kuptuar nga askush.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: