Angela Merkel rezulton negative në testin e koronavirusit. Kancelarja gjermane prej dy ditësh ndodhej në karantinë për shkak se kontaktoi një doktor të premten që rezultoi më pas pozitiv.

Merkel ka qëndruar e mbyllur ku ka kryer edhe detyrën e saj. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i saj Steffen Seibert, i cili ka thëne se kancelja ka rezultuar negative ne testin e parë ndaj COVID-19. Merkel do të vijojë t’i nënshtrohet disa testeve të tjera.

Gjermania ka regjistruar deri më tani 115 viktima dhe ka 27009 raste aktive. Ndërsa janë shëruar 266 të tjerë. Gjermania ditën e sotme deklaroi se do të shtojë masat për të parandaluar përhapjen e virusit, madje gjobat për ata që shkelin rregullat mund të shkojnë deri në 25000 euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: