Një 55-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pasi 39-vjeçari A.T., ngarkuar  automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshqitur  duke rënë në banesën e shtetasit  I.D.,  rreth 55 vjeç.

Në momentin e rënies së kamionçinës 55-vjeçari ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur  automjeti.

NJOFTIMI:

Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç.

Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: