GREQI

Policia greke ka sekuestruar 113 kg marijuanë në kufiri me Shqipërinë dhe ka arrestuar tre të rinj shqiptarë. Sipas policisë helene, sasia e drogës u gjet në zonën pyjore të Leptokarias, Igumenicë.

Tre shqiptarët e arrestuar janë Hysni Banaj, 31 vjeç, nga Fieri; Anxhelino Minaj, 23 vjeç nga Fratari i Mallakastrës dhe Gerti Bendaj, 24 vjeç nga Fratari i Mallakastrës.
Ata janë kapur duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin në total 113 kg marijuanë.

Nga të dhënat e policisë Greke rezulton qe këta persona kane hyrë ne territorin grek nga zona e Kakavijës në Gjirokastër.

Droga
Droga

Bashkë me ta kanë qenë edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët janë larguar me vrap duke u kthyer në tokën shqiptare. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb