GREQI

Një sasi e madhe e madhe e lëndës narkotike është sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se droga u kap në Rajo të Igumenicës, pranë një ferme.

  • foto galeri

Me ndihmën e dy qenve nuhatës dhe shumë forcave policore, policia greke arriti të kapë 6 çanta me 83 pako, që përmbanin 167 kg 510 gram marijuanë.

Lënda narkotike kishte kaluar nga kufiri gjelbër, ndërkohë që në pranga ra një shtetas shqiptar, i cili kishte transportuar drogën dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb