Sekuestrohet mjeti lundrues i dyshuar me drogë në Vlorë. Pas një operacioni prej 5 orësht gomonia e cila dyshohet se ngarkoi drogë në Vlorë u braktis nga skafistët dhe u bllokua nga policia.

Ndërkohë po vazhdon kontrolli nga toka. Të gjitha forcat kanë rrethuar zonën dhe po vazhdojnë kontrollin.

Pakot që dyshohet se janë me lëndë narkotike janë hedhur në det. Veprimet po i kryen policia e Vlorës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: