TIRANË

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar dy emrat presidentit Ilir Meta për në Gjykatën Kushtetuese.

KED i ka dërguar Metës emrat e Përparim Kalos dhe të Aleksandër Tomës. Pritet që Meta të zgjedhë një nga emrat e dërguar nga ana e KED-it.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se institucionet e kanë arritur që të ngrenë Gjykatën kushtetuese brenda 30 dhjetorit. Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo kanë shprehur interes për të kandidaturat.

KED do të dërgoj emrat dhe presidenti do të zgjedhë njërin prej tyre.  Është rënë dakord mes institucioneve që të veprohet edhe me një kandidat.

Nëse Meta zgjedh njërin prej tyre, atëherë Gjykata Kushtetuese bëhet me 6 anëtarë e kështu GJK plotësohet me të gjithë anëtarët që duhen. Zhaklina Peto është kthyer në garë për Gjykatën Kushtetuese. Peto kandidon për vend vakant në GJK.

KED do të shqyrtoj kandidaturën e zonjës Peto. Zonja Peto ka thënë se KED po shkel sërish procedurën. Ajo tha se është prekur nga koronavirusi dhe KED nuk i ka dhënë kohë që të paraqesë të gjitha dokumentet e duhura. Tashmë është në dorën e z. Meta të krijojë Gjykatën Kushtetuese.

Njoftimi i KED: 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 23.12.2020, vijoi mbledhjen, sipas rendit të ditës së njoftuar në datë 22.12.2020, në lidhje me miratimin e vendimeve për kandidatët e lejuar dhe miratimin e raportit përkatës mbi listën përfundimtare të renditjes, i cili do t’i dërgohet më pas organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar, Z. Aleksanër Toma dhe Z. Përparim Kalo për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës.

KED do t’i përcjellë këto akte brenda ditës së sotme, pranë organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: