GRAMSH- Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kanosur me thikë një mjek në spitalit të Gramshit.

Ngjarja në fjalë ndodhi në oborrin e spitalit. Burim zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për shtetasin Bujar Hoda, banues në fshatin Vinë, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh. Ai akuzohet se për motive të dobëta ka kanosur mjekun me inicialet H.K, 58 vjeç, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE
Kanos me armë të ftohtë (thikë) në oborrin e spitalit mjekun e Spitalit Gramsh, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Seksionit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Bujar Hoda, 43 vjeç, banues në fshatin Vinë, Njësia Administrative Pishaj,Gramsh. Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas për motive të dobëta ka kanosur me mjet prerës thikë në oborrin e spitalit të Gramshit, mjekun H.K, 58 vjeç, banues në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë) me të cilën autori kanosi mjekun. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi,mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 238 dhe 279 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb