Ashtu siç ishte parashikuar, është zhvilluar sot seanca për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së, për shkarkimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha, ku pas kërkesës së kësaj të fundit, kryetarja e KLGJ ka vendosur të shtyjë seancën për 11 mars në orën 10:00.

Gjyqtarja Hoxha u arrestua pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” foto nga brenda sallës ku po mbahet seanca, teksa shihet dhe gjyqtarja Hoxha e ulur në karrige, në pritje të vendimit që do të marrë sot KLGJ.

Gjithashtu, gazetarja Lala sjell në “BalkanWeb” pjesë nga diskutimi brenda senancës:

Naureda Llagami: KLGJ vendos të mospranojë kërkesat e avokatit për thirrjen e dëshmitarëve dhe marrje provash pasi ajo që pretendohet të provohet me prova nuk ka lidhje me objektin e hetimit disiplinor. Vendimi është unanim.

Enkeleida Hoxha: Kërkoj kohë të përgatis parashtrimin tim mbi këtë procedim disiplinor.

Avokati Visha: Magjistratja ka të drejtë …paragjykim i cështjes.

Metani: Nuk shoh realisht arsye ligjore për shtyrje sepse avokati ka qenë prezent në cdo seancë dhe ka bërë parashtresën dhe ka paraqitur pretendimet në emër të klientes së tij. Por në kuadër të respektit të gjendjes në të cilën ndodhet magjistratja, tentoj të jem mirëkuptuese ndaj kërkesës së saj dhe shprehem pozitivisht, por jo më shumë se disa ditë shtyrja. Duke respektuar të drejtën e magjistrates për t’u mbrojtur. Seanca e radhes me 11 mars ora 10.00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb