Në burgjet e Sigurisë së lartë ditën e djeshme ka pasur aksion për gjetjen e sendeve të paligjshme. Gjatë kontrolleve janë zbuluar në dy qeli, përkatësisht në burgun e Peqinit dhe të Burrelit dy pajisje që dyshohet se përdoreshin për komunikim.

Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se këto pajisje janë sekuestruar.

Bëhet fjalë për televizorë të përshtatur me dekoder të veçantë për të bërë telefonata nga burgu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: