Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill, ndërkohë që ishte vendosur 22 marsi. Sipas njoftimit zyrtar, pas zgjedhjeve të 6 marsit, Komisioni i Rithemelimit vendosi të zhvillojë analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë; të nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, dhe të vazhdojë dhe të përmbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.

Për këto arsye, Kuvendi shtyhet më 30 prill, gjë e paralajmëruar dje nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Komisioni i Rithemelimit të PD në mbledhjen e datës 10 mars, pasi analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit, falenderon kandidatët e Shtepisë së Lirisë dhe të gjithë zgjedhësit e 6 bashkive për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale.

Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit gjithashtu vendosi:
Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale,

Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve,

Të vazhdojë dhe të permbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.
Për arsyet e sipërpërmendura, në mënyrë që gjithë ky proces te përfundojë me sukses, Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb