KORÇË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen nr.1 pranë kampit të punëtorëve ku një person ka gjetur vdekjen pasi makina e tij ka marrë flakë.

Policia ka zbuluar detaja të reja nga ngjarja duke konstatuar se 39-vjeçari me iniciale Gj.B., i ka vendosur flakën vetes brenda në makinë në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve.

Viktima kishte blerë benzinë në një karburant në qytet dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda mjetit tip ‘Benz’, ku është djegur plotësisht.

“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit,”-raporton policia.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja, ku është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb