Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, ka vendosur që të shkarkojë nga detyra prokurorin Genc Qana.

Qana, karrierën e ka të përqëndruar në Tiranë, dikur tek Krimet e rënda dhe më pas në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë. Në këtë prokurori ai ka mbajtur edhe postin zëvëndesdrejtuesit dy herë, dhe një herë postin e drejtuesit, pas shkarkimit të Dritan Rreshkës nga Vettingu.

Prokurori Genc Qana ka qenë numri dy i Prokurorisë së Tiranës në kohën që organi i akuzës drejtohej nga Ina Rama dhe ka marrë sërish të njëjtin post në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Arta Marku.

Edhe pasuria e tij ka njohur rritje ashtu si karriera. Në kohën që ai punonte në Prokurorinë për Krime të Rënda, Qana, rezultonte pronar i një apartamenti 2+1, blerë në vitin 2001, me vlerë 2 milion lekë të reja.

Ndër vite ai ka shitur dhe blerë makina, por më së shumti për makinë ai ka shpenzuar në vitin  2012 kur ka blerë një  Ford, modeli Focus C-Ma që ka kushtuar, 14 900 euro. Për blerjen e kësaj makina, ai deklaron se ka marrë 5 000 euro borxh.

Ndërsa ndryshim në patundshmëri ka në vitin 2011, kur ai dhe bashkëshortja e tij Natalia Qana, kanë blerë një apartament me sipërfaqe 84. 4 m2, me vlerë 28 mijë euro.

Një vit më vonë në vitin 2012 ai deklaron patundshmëri dhuratë. Bëhet fjalë një apartament me sipërfaqe 116 m2, dhuruar nga vjehrri. Vlera e këtij apartamenti të dhuruar arrin në vlerën e 13 452 520  milionë lekëve të reja.

Po në të njëjtin vit, dhuratë nga vjehrri ai ka përfituar edhe dy garazhe nëntokësore me sipërfaqe 18.6 m2, me vlerë 1 510 320 lekë dhe një tjetër me sipërfaqe 21.5 m2, me vlerë 45 800 lekë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb