Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 20-vjeçar ka plagosur me thikë vëllanë e tij disa vite më të madh, ndërsa disa orë më pas është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari ka goditur me thikë vëllanë e tij  27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb