Krim i rëndë brenda familjes në Vaun e Dejës, ku një burrë, me inicialet N. H., ka vrarë me armë zjarri gruan e tij.

Gazetari Senad Nikshiqi, raporton për “BalkanWeb”, se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në fshatin Nenshat, teksa mësohet se viktima është Xhuliana Topalli, 40 vjeçe. Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Ndërkohë bëhet i ditur se i plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i viktimës dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa detaje të tjera priten të bëhen të ditura në vijim.

Njoftimi i Policisë

Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.

Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb