Në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak, firma e kryebashkiakut Erion Veliaj i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani pasditen e sotme.

Raportohet se vizita e Ramës u zhvillua për të takuar drejtuesit e institucioneve për lënien e porosive mbi vijimësinë e punëve në qytet.

Ky ishte takimi i dytë i Ramës në ambientet e Bashkisë së Tiranës për ditën e sotme, pasi ai u paraqit edhe gjatë orëve të mëngjesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb