TIRANË- Ndonëse maxhoranca kërkoi të mbyllej seanca për shkak të motit që deputetët të shkonin në terren dhe PD ra dakord me këtë gjë, çështja e kreut të KQZ-së ka sjellë sërish debat në mbyllje të seancë.

Kreu i PR-së Fatmir Mediu kërkoi që maxhoranca të tërhiqet për çështjen e kreut të KQZ-së dhe kryeministri Edi Rama ka pranuar që shkarkimi i kreut të KQZ-së Klement Zguri të mos futet në shqyrtim për diskutim në Kuvend, me arsyetimin për t’i hapur një rrugë dialogut me opozitën
Por Rama i ka kujtuar kreut të PD-së se nëse marrëveshja me të ka vdekur, kreu i KQZ Klement Zguri është dëshmori i parë.

Basha: E gjitha kjo një përpjekje e mjerë për t’iu imponuar debatit publik me falsitete. Bashkë me reflektimin e sotëm duhet të kërkoni ndjesë për një shkelje kaq flagrante të ligjit. Ju kërkoj ta refuzoni jo si favor, as si mëshirë por si detyrim ligjor për ta hequr nga kalendari.

Rama: Nuk e kuptova çfarë deshe që e përmbyte prapë sallën. Ramë dakord ta mbyllim këtë seancë për arsyen që folëm. Me ndërhyrjen e Mediut bëra një propozim të arsyeshëm, as për mëshirë as për gjë tjetër po për të hapur një rrugë dialogu me ju që të kuptoni pozicionin tonë dhe ne tuajin. Pyetja e Taulantit që të ngriti përpjetë ka lidhje me marrëveshjen, sepse është marrëveshja që krijoi atë konfigurim në KQZ. Nëse marrëveshja ka vdekur zoti Zguri është dëshmori i parë. Mendoj që nuk është këtu dhe sot momenti që ta bëjmë këtë debat. Ajo që un thashë kishte të bënte me mospërdorimin e shumicës për t’i dhënë fund këtij debati me logjikën e shumicës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb