Shumica e Kryesisë së Partisë Demokratike vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 dhjetor.

Propozimi në fjalë erdhi nga kryetari Lulzim Basha, ndërsa 26 demokratë votuan pro. Po ashtu mësohet se për propozimin 3 demokratë votuan kundër, Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Aldo Bumçi, 3 abstenim, 4 nuk morën pjese në votim, ndërsa 2 mungonin.

“Jemi nje parti, do të kemi vetem 1 Kuvend. Nuk do të lejojmë askënd të marrë këtë parti peng!”- tha Basha ne mbyllje te mbledhjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb