TIRANË

Kuvendi i Republikës ka rrëzuar dy dekrete të tjera të Kreut të Shtetit. Bëhet fjalë për Ligjin e Akademisë së Shkencave si dhe ligjin e ndryshimeve në Kodin Penal.

Deputetët dhe kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla bënë sot diskutime të gjata për këto çështje, ndërsa në fund Kuvendi çoi në votim dhe dy dekretet e Metës, të kthyera për ndryshim, u rrëzuan me shumicë votash.

Si u votua në Kuvend:

Dekreti i Presidenti  për Kodin Penal

85 vota kundër; 11 pro; 2  abstenim

Dekreti për Akademinë e Shkencave

20 vota pro; 78 kundër; 5  abstenim.

Po gjatë kësaj seance u miratua edhe huaja mes Shqipërisë dhe BERZH për tregtinë në Ballkan si dhe ratifikimi i Marrëveshjes mes Shqipërisë- Kosovës- KE

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: