Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në jug të vendit rreth orës 19:27.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se tërmeti ka lëkundur Gjirokastrën.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Himarës.

Të njëjtën gjë raporton dhe gazetarja Shpresa Dine në Sarandë.

Tërmeti është ndjerë edhe në qytetin e Vlorës. Raportohet që lëkundjet të kenë qenë të shkallës 4.7 ballë në thellësi 10 kilometra.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: