TIRANË

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 21:15 në Tiranë, me magnitudë 5 të shkallës rihter. Tërmeti sipas IGJEUM ka qenë me epiqendër në fshatin Bubq dhe në thellësi 7 km.

Lëkundjet janë ndjerë në një pjesë të mirë të Shqipërisë dhe në Kosovë e deri në jug të Italisë.

Njerëzit kanë dalë në rrugë si në Tiranë ashtu dhe në Durrës e Lezhë. Nuk raportohet për dëme nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë.

Pas goditjes së orës 21:15, është regjistruar një tjetër tërmet dy minuta më pas me magnitudë 4.1 dhe disa lëkundje të tjera më të lehta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb