Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shkarkuar nga puna Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson.
Vendin e tij do ta zërë shefi i shërbimeve inteligjente të CIA-s, Mike Pompeo, raporton BBC.
Duke e falënderuar Tillerson për shërbimet e tij në një status në Twitter, Trump tha se do sekretari i ri i shtetit do të bëjë një punë fantastike.
Ndërkohë presidenti amerikan ka vendosur për herë të parë një femër në drejtimin e CIA-s.
“Mike Pompeo, drejtor i CIA-s, do të zgjidhet Sekretar i ri i Shtetit. Do bëjë një punë fantastike. Faleminderit Rex Tillerson për shërbimin. Gina Haspel do të zërë vendin e drejtimit të CIA-s, gruaja e parë e zgjedhur në këtë post, përgëzime të gjithëve,” shkruan Trump në Twitter.
Mike Pompeo, Director of the CIA, will become our new Secretary of State. He will do a fantastic job! Thank you to Rex Tillerson for his service! Gina Haspel will become the new Director of the CIA, and the first woman so chosen. Congratulations to all!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) March 13, 2018
(e.f/BalkanWeb)