Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako. Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se gjykata vendosi caktimin e masës ‘Arrest shtëpie’ për Bllakon, i cili ishte pas hekurave pas akuzave për inceneratorin e Fierit.

Bllako nga qelia e burgut kërkoi disa herë ndryshimin e masës, pasi pretendon se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë sigurie ekstreme si ajo e ‘arrestit me burg’.

Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb