TIRANE- Një operacion anti-drogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. Rreth orës 22:00, policia i ka bërë me shenjë një makine që të ndalojë, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit.

Ai ka tentuar të çajë post-bllokun e policisë, për t’i shpëtuar kontrollit. Por fill pas kësaj, forcat e policisë kanë qëlluar në ajër, dhe vetëm pak çaste më pas kanë arritur të ndalojnë drejtuesin e mjetit.

Nga blutë e Tiranës bëhet me dije se është arrestuar shoferi, por ende nuk është konfirmuar nëse i është gjetur drogë në makinë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: