KRUMË

Një 74-vjeçar është aksidentuar për vdekje pak çaste më parë në qytetin e Hasit. Viktima është përplasur nga një makinë, ndërsa drejtuesi i mjetit menjëherë është arrestuar nga policia.

Nga të dhënat e para raportohet se ka ndërruar jetë i moshuari me iniciale R.D 74 vjeç me banim në Krumë. Sakaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit me iniciale A.A, i cili shkaktoi aksidentin dhe po pyetet për shkaqet e ngjarjes.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: