TIRANË

Një automjet ka thyer barrierat dhe ka hyrë mes përmes sheshit “Skënderbej”. Gazetarja Nisida Tufa e cila po zhvillonte një bisedë me ish-kreun e KQZ Kristaq Kume drejtpërdrejt në News24, teksa kamera ka kapur ‘live’ momentin.

Gazetarja raportoi për “BalkanWeb” se makina ka thyer barrierën nga ana e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe ka hyrë në shesh, teksa është bllokuar nga policia.

https://www.youtube.com/watch?v=QtLN9KrCD2U

Në vend janë mbledhur dhjetëra qytetarë, teksa e kanë mbërthyer drejtuesin e makinës duke mos e lënë të lëvizë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb