Gjendet një mjet i djegur në afërsi të Bubqit, ndërsa mendohet se është përdorur nga autorët e masakrës mbrëmë në Don Bosko. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se brenda mjetit jane gjetur dhe dy armë zjarri. Nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin mbeti e vrarë një grua, Mimoza Paja, dhe u plagosën 5 të tjerë. Ndërkohë, ‘objektiv’ i atentatit dyshohet të jetë xhaxhai i Fatjon Muratit, një emër i njohur për botën e krimit, Seit Murati, i cili mbeti i plagosur.

Ndërkohë breshëria e plumbave nuk kurseu as klientët e lokalit që në kohën kur ndodhi sulmi ishin duke parë një ndeshje futbolli, ndërsa bëhet fjalë për shtetasit Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Po ashtu e lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb