Kapet 30-vjeçari në Fier që masakroi me thikë nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Dukas, Patos, ku 30-vjeçari Klaudio Çobaj ka qëlluar me thikë nënën e tij Donika Çobaj.

30-vjeçari e ka qëlluar disa herë me thikë nënën e tij në qafë, bark, kofshë. Ajo është transportuar në spitalin e Fierit ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Informacion shtesë
Kapet dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, 30-vjeçari që plagosi nënën e tij me thikë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases Donika Çobaj, falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja e shtetasit Klaudio Çobaj, i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Po kryhen veprimet hetimore, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: