BULQIZË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë. Persona të maskuar dhe të armatosur kanë dhunuar dy punonjës të HEC-it të Valikardhës.

Punonjësit ishin duke punuar te liqeni Bardhë në Bulqizë kur janë sulmuar nga persona ende të paidentifikuar.

Dy punonjësit e HEC-it kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në spital. Policia është vënë në kërkim të autorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb