Nje person i armatosur dhe i maskuar ka grabitur një institucion financiar në Peshkopi. Ngjarja ndodhi pak çaste më parë.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Enver Doçi.

Raportohet se disa persona me maska kanë hyrë brenda këtij institucioni për të marrë paratë, por nuk dihet shuma e marre.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po kqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb