Maxhoranca heq dorë nga shkarkimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Sipas raportit të Partisë Socialiste të prezantuar sot Komisionin Hetimor për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës, shkeljet nuk janë të mjaftueshme për të shkarkuar Presidentin.

Raport ka paraqitur edhe opozita parlamentare.

“Sot do të bëhet prezantimi i raportit. Nëse Valteri ka raport të opozitës parlamentare do të dorëzojë sot dhe në përfundim do u shpërndahen kolegëve që të hënën të kemi diskutim përfundimtar. Nëse kemi dakordësi do të miratojmë një raport, nëse ka qëndrime të kundërta, do të shkojë në Kuvend një raport me dy qëndrime”, tha Ulsi Manja.

Ndërsa deputeti i opozitës së re, Halit Valteri deklaroi se drejt seancës do të shkojmë me dy raporte dhe do të paraqesim një qëndrim tonin si opozitë parlamentare.

Deputetja e PS Klotilda Bushka tha se  shkeljet e evidentuara nga Presidenti diktojnë ndryshimet ligjore dhe foli për masa për rregullime ligjore.

“U shkel parimi i periodicitetit ne zgjedhje. Shtyrja e zgjedhjeve u bë pa bazë ligjore. U cenua e drejta për të zgjedhur”, tha Bushka sa i përket dekretit të Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Sa i takon përplasjes për emërimet në Kushtetuese, Bushka deklaroi se emërimi nga president u bë jashtë afatit 30 ditor.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb