TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar një ditë para seancës së parë të parlamentit të ri. Në nisje të mbledhjes kryetari i PD-së Lulzim Basha premtoi një opozitë të fortë përballë qeverisë së gjithëpushtetshme dhe tha se nuk do ketë ndarje pushteti.

Ndërkohë që në mbledhje do të vendosen edhe hapat e mëtejshëm dhe aksionet e PD-së. Ndërkohë gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” duke iu referuar burimeve nga grupi se është vendosur që Edmond Spaho të drejtojë grupin parlamentar.

Po kështu është vendosur edhe kush do të jetë nënkryetar i parlamentit. Bëhet fjalë për deputetin Edi Paloka.

Ndërkaq sipas burimeve për “BalkanWeb”, në postin e zëdhënëses së grupit të PD-së do të jetë Grida Duma, ndërsa sekretar Ervin Salianji.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb