Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PD të thirrur nga kryedemokrati Basha.

Gazetari Osman Stafa raporton për ‘BalkanWeb’ se Reforma Territoriale dhe ajo Zgjedhore do të jenë sërish në fokus të diskutimeve. Për këtë pritet të ketë propozime që do t’i kalojnë palës tjetër.

Po ashtu Komisionet hetimore parlamentare do të jenë pikë diskutimi ku çështja e parë që do të trajtojnë këto komisione do të jenë zgjedhjet e 25 prillit.

Basha ka intensifikuar mbledhjet në seli jo vetëm më grupi parlamentar, por dhe drejtuesit politik e kryetarët e degëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb