TIRANË- Parlamenti do të mblidhet sot për raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Por ndërkohë që pritet nisja e seancës “BalkanWeb” mëson se nuk ka asnjë kandidat ende, çka mund të çojë në dështimin e këtij raundi.

Komisioni i Ligjeve është mbledhur për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së presidentit të ri. Kryetarja e Komisionit, Vasilika Hysi ka konfirmuar se deri tani nuk ka asnjë kandidat.

Ajo gjithashtu ka dhënë edhe disa nga kriteret që duhet të plotësojë kandidati për President.
“Deri në këtë moment nuk kemi asnjë kandidaturë të paraqitur. Kushtetuta e përcakton që çdo kandidat duhet të mbështetet nga të paktën 20 deputetë. Kandidati duhet të plotësojë formularët e dekriminalizimit dhe pastërtisë së figurës, që nuk ka qenë punonjës i sigurimit të shtetit”, ka thënë Hysi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: