Një pushues nga Kosova ka ndërruar jetë sot në Durrës. Sipas njoftimit të policisë, ai dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: