TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një fëmijë është mbytur tek liqeni i Farkës.

Mësohet se 12 vjeçari ishte futur në liqen për t’u larë me shokët, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë dot i gjallë prej aty. ‘BalkanWeb’ mëson se trupi i vogëlushit Daniel D., u nxorr nga polumbarët. Gazetari Klajdi Bodlli raporton se djali banonte në Shkozë.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për ngjarjen e rëndë.

Informacion paraprak
Më datë 05.06.2018, rreth orës 14:25, jemi njoftuar se tek Diga e Liqenit në Farkë është mbytur një fëmijë i mitur.

Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qënë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb